Aeroplani rus me pasagjerë ulet gabimisht në liqenin e ngrirë

28/12/2023 14:29

Një aeroplan me 34 pasagjerë ka ateruar në një liqen të ngrirë në Lindjen e Largët të Rusisë, dhe shkak duket se është gabimi i pilotit.

Askush nuk është plagosur kur aeroplani i kohës sovjetike, Antonov An-24, ka ateruar në mëngjesin e së enjtes jo shumë larg pistës, në liqenin e ngrirë Koljama.

Aeroplani ka ateruar në afërsi të aeroportit në Zirianka.

Prokurorët kanë thënë se hetimet fillestare tregojnë se fajtor është piloti.

Pasagjerët ishin nisur nga Jakutsku për në Zirianka.

Në disa incizime të publikuara prej pasagjerëve, aeroplani është parë gati në qendër të liqenit të ngrirë, në lindje të Siberisë.

Temperaturat në Zirianka ulen në deri -40 gradë Celsius në këtë kohë të vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA