Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj një personi me inicialet M.M., si i pandehur për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Personi akuzohet për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri akuzohet se ka ndërmarrë veprime pas vrasjes së politikanit serb, duke penguar procedurën penale. Po ashtu, i pandehuri akuzohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtarë, të cilët kanë qenë duke zhvilluar procedurat penale ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA