Deputeti Flamur Noka kryeson protestuesit demokratë në aksionin për të bllokuar rrugën në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”.
Teksa dhjetëra protestues qëndrojnë në mes të rrugës, Noka i kërkon policit të kthejë pas urbanin, i vendosur për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe qindra mbështetës po protestojnë sot para Gjykatës së Lartë, e cila pritet të shprehet sot për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.
Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.
Gjyqtari Agron Zhukri njohu Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim, ndërsa Enkelejd Alibeaj, në atë kohë kryetar i komanduar i PD-së, ankimoi vendimin.
Top Channel