Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj e ka cilësuar si shkelje flagrante të ligjit vendimin e Gjykatës së lartë sa i takon logos dhe vulës së PD-së.
Në një reagim në rrjetet sociale, Gjokutaj shprehet se vendimi ka qëllime politike.
“Vendimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me Statutin e Rithemelimit të Partisë Demokratike sot është një shkelje flagrante e ligjit dhe që ndjek qëllime të pastra politike kundër vullnetit të anëtarësisë sësaj!
Prishja e vendimit të Gjykatës se Apelit dhe kthimi i çështjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedural njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj ndërkohë qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare! Ligjërisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykatës se Apelit për moslegjitimim te ankuesit dhe lënien ne fuqi te vendimit te Gjykatës se Shkalles se Pare Tirane!
Drejtësia shqiptare ka rënë! Ajo sot është kthyer në Agjensi Shërbimi pranë Qeverisë dhe mercenarëve të saj!”- thuhet në reagimin e avokatit.
Top Channel