Kulla Eifel është mbyllur sot për shkak të një greve të organizuar nga një numër punonjësish.
Mbyllja e kullës përkon në të njëjtën ditë me 100-vjetorin e vdekjes së krijuesit të projektit të saj, Gustave Eiffel.
“Për shkak të grevës së një pjese të punonjësve, Kulla Eiffel aktualisht është e mbyllur. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar. Hyrja në shesh është e hapur dhe e lirë për t’u vizituar”, thuhet në një deklaratë në faqen e Kullës Eiffel.
Kulla Eifel u ndërtua me urdhër të qeverisë franceze për Ekspozitën Botërore në 1889 sipas projektit të inxhinier Eifel dhe pasi u ndërtua ajo u bë zyrtarisht ndërtesa më e lartë në botë.
Fillimisht, kulla ishte planifikuar të ngrihej dhe çmontohej pas 20 vjetësh, sepse shumica e parizianëve nuk e pëlqyen dizajnin, megjithatë ky plan u rrëzua pasi ajo u kthye në simbolin e kryeqytetit francez me kalimin e viteve.
Top Channel