Mediu pas seancës së “Gërdecit”: Shkëlzen Berisha s’ka lidhje me këtë proces

27/12/2023 11:00

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas seancës së radhës për çështjen “Gërdeci”, ku sot dëshmoi edhe Shkëlzen Berisha, u shpreh se djali i ish-kryeministrit nuk ka lidhje me të në këtë proces.

“U duk qartë dhe nga dëshmia e Shkëlzen Berishës se ai nuk ka lidhje me Fatmir Mediun. Asnjë marrëdhënie në raport me këtë proces.  Ky proces në mënyrën si po e zhvillon prokuroria, duke thirrur dëshmitarë që kanë lidhur më çështjen, dhe duke mos pasur mundësinë për të dëgjuar dëshmitarë që kanë pasur lidhje me çështjen, po e kthejnë këtë në një proces alogjik. Është lojë mediatike që nuk i shërben qëllimit dhe të vërtetës në raport me Fatmir Mediun. Jo vetëm e ka hap në mënyrë të paligjshme, por duket qartë që i mungon interesi për t’i shkruar deri në fund të vërtetës. Të thirren të gjithë dëshmitarët të japin dëshminë e tyre, edhe ata që nuk ndodhen në Shqipëri”.

Mediu përsëriti thirrjen që në proces të thirren si dëshmitarë personalitete ushtarake.

“Mendoj që shumë e rëndësishme të rithirren personalitete ushtarake. Ekipet kanë qenë me zyra permanente në ministrinë e Mbrojtjes, kanë punuar në nivelin politik me ligjbërjen me strategjitë e demontimit, dhe zbatimin e të gjithë akteve që forcat e armatosura të kenë nivelin për tu bërë pjesë e NATO-s. Po ashtu personalitet e SHBA dhe ministrat që unë kam kërkuar që të thirren, ne do ta kishim si një vlerësim për të parë deri në fund për të shmangur çdo lloj keqkuptimi për ndarjen e rolit të civilëve dhe ushtarakëve, përndryshe do ecnim me konceptin e vjetër se ushtria është e partisë, dhe partia bën sit ë dojë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA