Ish-kryeministri Sali Berisha është ulur në tokë pas fjalimit të tij përpara protestuesve.

Bashkë me të qëndron ulur deputeti Flamur Noka dhe mbështetësit e tij, ndërsa në videon e filmuar nga Top Channel, Berisha shihet duke shfletuar në X, (dikur Twitter).

Ndërkohë, në fjalim ish-kryeministri u shpreh se masat që po merren ndaj tij nga drejtësia janë pa asnjë akuzë.

Më pas, ata u nisën drejt selisë së PS-së, ku qëndruan 5 minuta në heshtje dhe më pas marshuan sërish, për ta mbyllur protestën në selinë blu.

Ndërkohë Gjykata e Lartë është rrethuar këtë mëngjes nga qindra forca policie. Protesta e opozitës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri” ka nisur para pak çastesh, për të vazhduar më pas para Gjykatës.

Gjithashtu, Gjykata pritet të shprehet sot për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA