Presidenti iranian Ebrahim Raisi do të vizitojë Ankaranë muajin e ardhshëm për të takuar homologun turk Rexhep Tajip Erdogan për bisedime që ka të ngjarë të fokusohen në situatat në Gaza dhe Siri.
Një zyrtar turk deklaroi se vizita është planifikuar për 4 janarin, por më parë u shty për shkak të mospërputhjes së orareve të agjendës së ministrave të jashtëm të dy fuqive rajonale.
Turqia, e cila mbështet një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, ka kritikuar ashpër Izraelin për sulmet e tij në Gaza dhe ka këmbëngulur për miratimin e një armëpushimi të menjëhershëm.
Turqia dhe Irani kryesisht kanë pasur lidhje të ndërlikuara, duke pasur mosmarrëveshje për një mori çështjesh, kryesisht për luftën civile siriane.
Top Channel