Dy ditë pasi qëlluan me armë zjarri në drejtim të një berberhane në Fier për të vrarë një 30-vjeçar, shtë arrestuar edhe bashkëpunëtori i 22-vjeçarit të arrestuar dje.

Në pranga ra G. H. (M)., 33 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Pas një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, në bashkëpunim me E. K., 30 vjeç, 33-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të një biznesi (berberhane), në momentin kur në këtë biznes, po merrte shërbim 30-vjeçari.

22-vjeçari N. M. (M)., u arrestua nga Policia një ditë më parë.

Në cilësinë e provës materiale, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi 33-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA