U zu për motive pronësie dhe goditi me sende të forta bashkëfshatarin, arrestohet një 46-vjeçar në Mat

25/12/2023 09:41

Dy persona janë konfliktuar për motive pronësie në fshatin Zenisht të Matit, ku një ka rënë në pranga e tjetri ka përfunduar në spital.

46-vjeçari M.K i cili është arrestuar, për shkak të pronës është konfliktuar edhe ka goditur me sende të forta 75-vjeçarin nga fshati Zenisht, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA