“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, Hamdi Jupe rrëfen kërkesën e rrallë të Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin
Një 20-vjeçar në Tropojë ra në pranga në kuadër të operacionit “Tempulli”.
M, 20 vjeç, banues në Koçanaj, Tropojë, u kap në flagrancë, në qytetin e Bajram Currit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në të cilën policia gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pasagjerin në automjet, shtetasin S. D., 24 vjeç, banues në Koçanaj, Tropojë, për moskallëzim krimi.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel