24/12 13:37
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mbajti një fjalim në parlamentin e vendit që ai drejton.
Netanyahu deklaroi se Izraeli nuk do të ketë sukses në lirimin e pengjeve të mbetura të mbajtura në Gaza pa presion ushtarak.
“Ne nuk do të kishim arritur deri tani të lironim më shumë se 100 pengje pa presion ushtarak. Gjithashtu ne nuk do të kemi sukses në lirimin e të gjithë pengjeve pa ndjekur këtë rrugë”, tha ai.
Lideri izraelit shtoi më tej se vendi i tij do të vazhdojë të luftojë dhe po e zgjeron luftimet në ditët në vijim.
Top Channel