Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri, në Mitrovicë janë sekuestruar mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme ndaj Policisë.
Sipas Policisë me këtë mjete do të mund të rrezikohej jeta e policëve dhe qytetarëve në veri.
“Policia e Kosovës në Mitrovicë veri sekuestron mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme ndaj Policisë duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës në Mitrovicë veri sekuestron mjete të rrezikshme që do të mund të perdoreshin për sulme ndaj Policisë duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve
Policia e Kosovës me zyrtarët e saj dhe në bashkëpunim me qytetarët po punon në vazhdimësi me përkushtim dhe profesionalizëm në ruajtjen e rendit dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme në gjithë territorin e vendit.
Angazhime aktive të autoriteteve kufitare janë duke realizuar edhe në menaxhimin dhe kontrollin sa më efikas të kufirit shtetëror.
Në këtë fushëveprim gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare në funksion të ruajtjes së rendit dhe parandalimit të veprave penale në rajonin Mitrovicë-Veri, lagja e boshnjakëve, përballë shkollës së mesme teknike, Policia e Kosoves sot në orët e hershme ka pranuar informacione të rëndësishme nga qytetarët lidhur me fshehjen e disa gjërave (pajisjeve të rrezikshme) të dyshuara që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve apo paraqesin rrezik potencial për përdorim të tyre edhe ndaj personelit policor, si dhe pengimin e realizimit të detyrave ligjore.
“Njësitet kompetente policore bazuar në informacione relevante pranuar nga qytetarët kanë ndërmarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operative me ç’rast në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, kanë realizuar një operacion kontrolli dhe aty kane gjetur: tela gjemborë të improvizuar (iriqë), bomba tymuese, municion dhe një uniformë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Veprime policore operacionale në teren ende po vazhdojnë me qëllim të identifikimit të mjeteve tjera të dyshuara në mënyrë që të parandalohet rrezikimi nga to, i qytetarëve apo të parandalohet ndonjë sulm ndaj Policisë se Kosovës që po punojnë për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme dhe ofrimin e bashkëpunimit reciprok në funksion të garantimit te një sigurie më te madhe për të gathë.
Top Channel