Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka angazhuar edhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës, për të shkaktuar trazira në protestat e opozitës në Serbi, sipas KosovaPress.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se Gjorgje Balloviç, Nikolla Niciforoviç, Millan Ivanoviç dhe Zhivko Jakshiç, për disa ditë kanë qëndruar në Beograd për të marrë pjesë në protesta. Kjo pasi, sipas të njëjtit burim, për t’u infiltruar në turmë, pasi konsiderohet se janë të panjohur në Beograd.
Ndërkaq në deklaratën e SPN-së thuhet se “autoritetet përdorën dhunë për t’i paraqitur protestat paqësore si të dhunshme”.
Protestuesit në Serbi po kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Sipas këtij koalicioni, në protestën e mbrëmshme u përdor forcë brutale.
Në deklaratën e SPN-së thuhet se njësitë speciale kanë përdorur forcë brutale ndaj qytetarëve.
“E rrahën njërin nga demonstruesit dhe ia thyen këmbën, duke e goditur me shqelma përderisa ishte i shtrirë në tokë. Pas protestës, policia sulmoi edhe Radomir Lazoviçin nga Fronti i Gjelbër i Majtë”, thuhet në njoftimin e SPN-së.
Ky koalicion politik deklaroi se janë arrestuar një numër i madh i qytetarëve, për të cilët paralajmëroi se do të sigurojë mbrojtje ligjore.
Gjatë protestës së mbrëmshme dera e Kuvendit të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët vijuan për të shtatën herë demonstratën e tyre, që u thirr nga opozita.
Përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në Kuvend, në mënyrë që t’u drejtoheshin qytetarëve nga ballkoni i ndërtesës.
Ata shtynë derën, por nuk arritën të hynin, pasi u ndaluan nga policia. Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës, ndërsa policia e përgjigj me gaz lotsjellës.
Kujtojmë se, misioni vëzhgues i OSBE-së tha se zgjedhjet e 17 dhejtorit në Serbi u përshkruan me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe përhapje të frikës. Eurodeputetët kanë kërkuar hetim të pavarur për parregullsitë në zgjedhje. SHBA po ashtu u kanë bërë thirrje autoriteteve serbe t’i hetojnë pretendimet për parregullsi.
Top Channel