Fluks automjetesh në aksin “Librazhd-Elbasan”, merren masa për të shmangur bllokimin e lëvizjes

25/12/2023 14:55

Festa e Krishtlindjes ka krijuar një trafik të madh automjetesh në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku shumë qytetarë kanë vendosur të festojnë pranë familjeve të tyre.

Në terren policia rrugore ka treguar  gatishmërinë dhe vigjilencën për të menaxhuar trafikun.

Madje policia bën thirrje që të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në brrim aksidenti rrugor.

Janë shtuar gjithashtu në të gjitha akset rrugore makina inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla lëvizëse me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA