Krishtlindjet po festohen edhe në Korçë. 

Besimtarët janë mbledhur në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”. Ata kanë ndarë mesazhe lutjeje mes njëri tjetrit, për më shumë paqe, lumturi dhe dashuri.

Mitropoliti i Korçës Imzot Joanit ka përcjellë një mesazh për Krishtlindjet, me në fokus paqen.

Sipas tij paqja kohët e fundit është pakësuar si nëpërmjet individëve, ashtu dhe brenda familjes. Luftërat dhe konfliktet po e përgjakin planetin dhe po shtojnë vuajtjet dhe shkatërrimet. Imzot Joanit Krishtlindja na kujton të gjithëve se Perëndia është mes nesh dhe nuk braktis asnjë, por jep urtësi dhe kurajo për të përhapur tek të tjerët paqen dhe gëzimin.

Korça gjithashtu ka mbledhur shumë vizitorë, vendas apo të huaj, për të festuar aty Krishtlindje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA