Vlora, qyteti europian i sportit, është prezantuar në hollin e teatrit “Petro Marko”.
Të pranishëm autoritete të fushës së sportit dhe politikës.
Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli siguroi se Vlora do të përsëritë suksesin e Tiranës.
“Do të sensibilizojmë bashkinë e Vlorës qytetarët e Vlorës, që ky qytet do të gëlojë nga aktivitetet e shumta ndërkombëtare sportive.Ylli u shpreh se sporti është shëndet , ekonomi dhe turizëm për cdo qytetar te Vlorës”, tha Fidel Ylli, kreu i KOKSH.
Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, u shpreh se janë shumë krenarë që Vlora ka marrë stafetën për të qenë qyteti europian i sportit 2024, një ngjarje që zgjat gjatë gjithë vitit dhe që kërkon shumë angazhim.
Vlerësim për projektin shprehu edhe legjenda e futbollit vlonjat Kreshnik Çipi.
“Sporti është ai që të jep shëndet, miqësi dhe emocion. Ai krijon hapësira per të ushtruar disiplina të ndryshme dhe rinia të largohet nga mjediset e lokaleve”, tha Kreshnik Çipi, ish-futbollist.
Vasil Bedinaj, Kreu i Operatorve Turistikë tha se Vlora si qytet i sportit është një vlerë e shtuar për qytetin bregdetar.
“Vlora ka qenë në krye të turizmit për vitin 2023, ndërkohë që do të jetë 2024 edhe qyteti i sportit. Kjo do të jetë një gjë shumë e mirë për të gjithë operatorët turistik të Vlorës”, tha Vasil Bedinas, kreu i operatorëve turistikë.
Parashutisti profesionist Alket Islami theksoi se Vlora e meriton që të jetë qyteti europian i sporteve.
“Kjo është një gjë shumë e mirë për të gjithë, por në veccanti për sportistët e vjetër që i kanë dhënë jo vetëm Vlorës por gjithë Shqipërisë emocione”, tha Alket Islami, parashutist.
Top Channel