
26/02 15:33
Pamjet e kamerës së trupit të një prej forcave speciale që u angazhuan një ditë më parë në masakrën në Pragë janë publikuar në media.
BBC ka publikuar pamjet e një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në Evropë.
Pamjet tregojnë oficerët e armatosur kur futen në universitet dhe shoqërojnë studentët jashtë me duart e tyre në ajër.
14 persona u vranë dhe 25 u plagosën një ditë më parë nga të shtënat në Universitetin “Charles” në Pragë.
24-vjeçari David Kozak u vetëvra pas masakrës që shkaktoi, ndërsa pak orë më parë kishte qëlluar dhe vrarë të atin në fshatin Hostun, rreth 20 kilometra larg Pragës.
Top Channel