Turqia arreston mbi 300 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

22/12/2023 08:43

Autoritetet turke kanë arrestuar 304 njerëz të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një operacioni në 32 provinca, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, të premten.

Shumica e të dyshuarve u kapën në tri qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara, Stamboll dhe Izmir, tha Yerlikaya në një njoftim në rrjetin social X.

Ai tha se operacioni “Operacioni Heronjtë-34” u mbajt njëkohësisht në gjithë vendin.

“Ne nuk do ta lejojmë asnjë terrorist t’i hapë sytë, për të siguruar paqe dhe unitet për popullin tonë. Ne do ta vazhdojmë betejën me përpjekje të mëdha të forcave tona të sigurisë”, tha ai.

Ai publikoi pamje ku shiheshin policia duke hyrë nëpër banesa dhe duke i futur të arrestuarit në automjete. Shteti Islamik e kishte nën kontroll një të tretën e Irakut dhe Sirisë në vitin 2014. Edhe pse i mposhtur, ai vazhdon të kryer sulme.

Ky grup militant ka kryer sulme të shumta nëpër Turqi, përfshirë në një klub nate më 1 janar 2017 në Stamboll, ku u vranë 39 njerëz. Autoritetet turke kanë rritur operacionet kundër Shtetit Islamik dhe kundër militantëve kurdë në javët e fundit, pasi militantët kurdë e shpërthyen një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara më 1 tetor.

Turqia ka kryer rregullisht operacione brenda vendit dhe në veri të Irakut ndaj Punëtorëve të Partisë së Kurdistanit (PPK), të cilët i cilëson si organizatë terroriste. /REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA