Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së nisur nga SPAK ndaj GJKKO-së për dhënien e masës së sigurisë arrest shtëpie për të.
I pyetur nëse do ta zbatonte vendimin dhe ku do të jetë adresa ku do të kryente masën e sigurisë, Berisha theksoi se as sigurimi i shtetit nuk do të merrte të tilla masa.
“Ky proces nisi gjithçka mbi këtë piramidë mashtrimi që unë paraqita para jush. Ky proces vazhdoi me shpalljen e masave shtrënguese ndaj meje duke shkelmuar me të dy këmbët kushtetutën. Me këtë akt, në 32 vite pluralizëm, çdo masë shtrënguese cilado të ketë qenë ajo për deputetët është vendosur pasi është marrë vendimi i Kuvendit. Dhe nuk ka një njeri tjetër ndryshe. E them këtë për të treguar se pse unë nuk pranova dhe nuk pranoj shkeljen e kushtetutës.
Së dyti, marrim momentin në vazhdim. Për shkak të refuzimit tim në mbrojtje të kushtetutës dhe pushtetit të paralmentit që është sulmuar në mënyrë të qartë unë nuk zbatovba vendimin por ndoqa rrugën e ankimimit me avoketrit. Jo vetëm që këta nuk tërhiqen por në mënyrë unike në histroinë e njerëzimit i drejtohen Kuvendit me kërkesën për të rënduar masën sepse ky nuk ka zbatuar masën. Ua garantoj se shumë institucione nuk do të guxonin deri këtu. As sigurimi i shtetit nuk do të merrte këto masa”- tha Berisha.
Top Channel