Një grua e cila po pozonte para kamerës së telefonit në një park kombëtar në Turqi, ka përfunduar e plagosur nga një tren.

Aksidenti ndodhi pak ditë më parë, kur gruaja me disa miq vizitoi parkun Belemendik, i cili ka pamje nga Adana, për të bërë foto të peizazhit të vjeshtës dhe tuneleve hekurudhore. Kur grupi ishte pranë shineve të trenit, gruaja vendosi të bënte në selfie me trenin që kalon në sfond. Megjithatë, gruaja zgjati dorën shumë afër trenit ndërsa ai kalonte, duke rezultuar në lëndimin e saj.

Sipas New York Post, gruaja u dërgua në spital nga miqtë e saj për të marrë kujdesin mjekësor për dorën e dëmtuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA