Apeli i Posaçëm vendosi të lejë në fuqi dënimet për 7 anëtarët e grupit të trafikut kombëtar të drogës, të cilët u vunë në pranga gjatë operacuonti “Shpirti”.
Ata janë Ilirjan Ducellarin, Mariglen Ducellari, Aurel Kalarin, Kleo Piro, Organ Ducellarin, Julian Bejdollarin, Rexhino Mucaj dhe Alban Koshi.
Në vazhdim të njoftimit njoftohet edhe për konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të disa prej pasurive.
Ndryshimi i vetëm në vendimin është dënimi i Ilirjan Duçellarit, kreut të grupit, i cili do të vuajë 12 vite e 8 muaj, nga 11 vite e 4 muaj.
Për anëtarët Aurel Kalari, Kleo Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muça u la në fuqi dënimi përfundimtar me 8 vite e 8 muaj burg.
Gjithashtu në fuqi u la edhe vendimi për dënimin me 8 vite burg për Alban Koshin dhe 3 vite e katër muaj burg për Mariglen Duçellarin.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim çështjen me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Njoftimi i plotë
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Miranda Andoni (anëtare), sot më datë 22.12.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 46 akti, datë 11.07.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit I.D. (Z.), A.K., K. (P.) B., O.D., J.B., R.M., A.K., M.D., si dhe mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 13, datë 21.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
“
1. “Deklarimin fajtor të të pandehurit I.D. (Z.), për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.D. (Z.), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.D. (Z.), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.D. (Z.), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit I.D. (Z.), për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” i K.Penal pasi në bazë të nenit 388/1 gërma “d” të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri ta ketë kryer veprën penale që akuzohet.
6. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit I.D. (Z.) me një dënim të vetëm me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
7. Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri I.D. (Z.) me një dënim të vetëm përfundimtare prej 11 (njëmbëdhjetë) vjet dhe 4 (katër) muaj burgim.
8. Vuajtja e dënimit për të pandehurin I.D. (Z.) do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
12. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit A.K. me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
13. Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.K. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
14. Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.K. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
15. Deklarimin fajtor të të pandehurit K. (P.) B., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
16. Deklarimin fajtor të të pandehurit K. (P.) B., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
17. Deklarimin fajtor të të pandehurit K. (P.) B., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
18. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit K. (P.) B., për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” i K.Penal pasi në bazë të nenit 388/1 gërma “d” të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri ta ketë kryer veprën penale që akuzohet.
19. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit K. (P.) B. me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
20. Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri K. (P.) B. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
21. Vuajtja e dënimit për të pandehurin K. (P.) B. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
22. Deklarimin fajtor të të pandehurit O.D., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
23. Deklarimin fajtor të të pandehurit O.D., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
24. Deklarimin fajtor të të pandehurit O.D., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
25. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit O.D. me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
26. Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri O.D. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
27. Vuajtja e dënimit për të pandehurin O.D. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
28. Deklarimin fajtor të të pandehurit J.B., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
29. Deklarimin fajtor të të pandehurit J.B., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
30. Deklarimin fajtor të të pandehurit J.B., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
31. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit J.B. me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
32. Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri J.B. me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
33. Vuajtja e dënimit për të pandehurin J.B. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
34. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
35. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
36. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
37. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit R.M. me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
38. Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri R.M. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
39. Vuajtja e dënimit për të pandehurin R.M. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
40. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
41. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
42. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit A.K. me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
43. Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.K. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.
44. Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.K. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
45. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.D., për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
46. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.D., për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e parashikua nga neni 301 i Kodit Penal dhe bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
47. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit M.D. me një dënim të vetëm me 5 (pesë) vjet burgim.
48. Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri M.D. me një dënim të vetëm përfundimtar prej 3 (tre) vjet dhe 4 (katër) muaj burgim.
49. Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.D. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
50. Në bazë të nenit 36 të K.Penal dhe nenit 190 të K.Pr.Penale prova materiale e sekuestruar për llogari të procedimit penal mjet lundrues, tip gomone me emrin “{…}”, me numër regjistri {…}, numër matrikulli {…}, me dy motorë të markës “Mërkuri” 250 cc e cila figuron në emër të shtetasit E.B. të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
51. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:
• Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, e llojit truall ndërtimi me sipërfaqe 840 m2 ndodhur në lagjen “{…}” {…}, regjistuar në emër të shtëtasit I. Z. (D.) dhe hipotekuar në emër të Bankës së Parë të Investimeve {…} sh.a dhe Bankës “{…}” sh.a.
• Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, V. {…}, F. {…}, e llojit njësi me sipërfaqe 69.32 m2 ndodhur në {…}, {…}, regjistuar në emër të shtëtasit I. Z. (D.) dhe hipotekuar në emër të Bankës së Parë të Investimeve {…} sh.a dhe Bankës “{…}” sh.a.
• Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, V. {..}, F. {…}, e llojit ndërtesë me sipërfaqe 537 m2 ndodhur në lagjen “{…}” {…}, regjistuar në emër të shtëtasit I. Z. (D.) dhe hipotekuar në emër të Bankës së Parë të Investimeve {…} sh.a dhe Bankës “{…}” sh.a.
• Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, V. {…}, F. {…}, e llojit apartament me sipërfaqe 56.80 m2 ndodhur në lagjen “{…}”{…}, regjistuar në emër të shtëtasit I. Z. (D.) dhe hipotekuar në emër të Bankës “{…}” sh.a.
• Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, V. {…}, F. {…}, e llojit apartament me sipërfaqe 134 m2 ndodhur në lagjen “{…}”{…}, regjistuar në emër të shtetases E.D. dhe hipotekuar në emër të Bankës “{…}” sh.a.
• Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, V. {…}, F. {…}, e llojit ndërtesë me sipërfaqe 124 m2 ndodhur në lagjen “{…}”{…}, godinë tre katëshe e regjistuar në emër të shtëtasit N.D. dhe hipotekuar në emër të Bankës “{…}” sh.a.
• Pasuria nr. {…}, Z.K {…}, faqe {…}, volume {…}, e llojit arë, me sipërfaqe 2.142 m2, ndodhur në {…}, {…}, regjistruar në emër të shtetasit A. M. B..
• Pasuria nr. {…}, Z.K {…}, faqe {…}, volumi {…}, e llojit arë, me sipërfaqe 1642 m2, ndodhur në {…}, {…}, regjistruar në emër të shtetasit A. M. B..
• Aksionet, asetet e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në emër të shoqërive tregëtare dhe personave fizik si mëposhtë :
Shoqëria “{…}” sh.p.k me Nipt {…}
Shoqëria “{…}” sh.p.k me Nipt {…}
Personit fizik A.B. me Nipt {…}
si një kërkesë e pa bazuar në ligj dhe në prova…”.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 09.02.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit I. D. (Z.) për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287, pika 1, shkronja “b”, i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim;
– Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit I. D. (Z.) me një dënim të vetëm prej 19 (nëntëmbëdhjetë) vitesh burgim;
– Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 (një të tretën) e tij, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin I. D. (Z.) me 12 (dymbëdhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim;
– Në mbështetje të nenit 36, pika 1, shkronja “b”, të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të këtyre pasurive:
Pasuria me nr. {…}, Zona Kadastrale {…}, Vol. {…}, Fq. {…}, e llojit “njësi”, me sipërfaqe 69.32 m2, ndodhur në {…}, {…}, regjistruar në emër të shtetasit I.Z., hipotekuar në favor të Bankës së Parë të Investimeve {…}, dhe të Bankës {…} sh.a.;
Pasuria me nr. {…}, Zona Kadastrale {…}, Vol. {…}, Fq. {…}, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 56.80 m2, ndodhur në Lagjen “{…}”, {…}, regjistruar në emër të shtetasit I.Z., hipotekuar në favor të Bankës {…} sh.a.;
Pasuria me nr. {…}, Zona Kadastrale {…}, Vol. {…}, Fq. {…}, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 134 m2, ndodhur në Lagjen “{…}”,{…}, regjistruar në emër të shtetases E.D., hipotekuar në favor të Bankës {…} sh.a.;
Pasuria me nr. {…}, Zona Kadastrale {…}, Vol. {…}, Fq. {…}, e llojit “ndërtesë”, me sipërfaqe 124 m2, ndodhur në Lagjen “{…}”,{…}, godinë tre katëshe, me dy kate banimi, me sipërfaqe 124 m2 secili, dhe kati i tretë me sipërfaqe 71 m2, regjistruar në emër të shtetasit N.D., hipotekuar në favor të Bankës {…};
2. Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht;
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Top Channel