“Mori USB e filmimit me forcë”/ Gjici dhe Kaçi i qëndrojnë kërkesës për gjykim të shkurtuar! Del në skenë një tjetër person
22/12/2023 11:00
Dy të akuzuarit Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës në seancën paraprake për gjykim të shkurtuar.
Prokuroria thotë se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtori Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.
Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.
Në pah del edhe emri i Abedin Oruçi, ish kryetar i qarkut Kukës që sipas Kaçit ai ia ka marrë USB e filmimit me forcë”, tha prokurorja se ka pretenduar Alma Kaçi.
Top Channel