Me urdhër të SPAK, Renea, forcat e sigurisë kombëtare dhe policia e Durrësit kanë kryer një operacion për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.
Mes të arrestuarve është Rexhep Arapi i njohur si Kep Arapi me rekorde kriminale dhe nipi i tij Gert Arapi.
Pjesë e këtij grupi kriminal dyshohet se është edhe ish shefi i krimeve të komisariatit nr. 6 Dedan Gjoni, i arrestuar më parë nga SPAK.
Rexhep Arapi, i njohur si Kep Arapi është arrestuar mëngjesin e sotëm nga forcat speciale të Tiranës me urdhër të SPAK. Arrestimi i tij u bë në banesën e tij në Sukth ku ai ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Dyshohet se Arapi ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë. Gjithashtu në kuadër të operacionit bëhet me dije paraprakisht se është arrestuar edhe nipi i tij dhe një ish-punonjës policie.
Kepi Arapi ka tentuar të vrasë Xhevdet Plakun, i cili në 2014 dyshohet se ka vrarë Sali Rrapin. Pavarësisht se ka marrë pafajësi nga autoritetet italiane mes arapit dhe plakut kishte një konflikt qe buronte nga konfliktet për trafikun e drogës.
Plaku ka qene pjese e një grupi kriminal në Holandë ku transportonte kokaine me sasi të mëdha. Ai u arrestua ne 2018 se bashku me 53 persona të tjerë.
Dedan Gjoni akuzohet për veprën penale sigurim i kushteve për kryerjen e një vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Top Channel