Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar ka performuar më keq sesa mendohej më parë dhe nën pritshmëritë e ekonomistëve. Shifrat e reja zyrtare tregojnë se vendi ka bërë hapin e parë drejt recesionit.
Zyra për Statistikat Kombëtare në një raport të publikuar mëngjesin e kësaj të premte tha se ka pasur një rënie të konsiderueshme të rritjes ekonomike.
Në vend që të qëndronte në stanjacion, siç mendohej fillimisht, ekonomia u tkurr me 0.1% në tre muajt korrik-shtator. Një vend është teknikisht në recesion pas dy periudhash tre mujore të një ekonomie në tkurrje.
Nëse të dhënat përfundimtare për tremujorin e katërt të 2023, nga tetori në dhjetor – që do të publikohen vitin e ardhshëm – tregojnë një tkurrje, vendi zyrtarisht do të jetë në recesion.
Kancelari Jeremy Hunt tha: “Perspektiva afatmesme për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar është shumë më optimiste sesa sugjerojnë këto shifra. Ne kemi parë rënie të inflacionit përsëri këtë javë dhe OBR pret që masat në deklaratën e vjeshtës, duke përfshirë uljen më të madhe të taksave të biznesit në historinë moderne britanike dhe shkurtimet e taksave për 29 milionë njerëz që punojnë, do të japin nxitjen më të madhe për rritjen e mundshme në rekord.”
Top Channel