Dhunoi me grushte për vdekje inxhinierin në Vlorë, Gjykata e Lartë kthen në Apel çështjen për Rei Metën

22/12/2023 10:08

Gjykata e Lartë ka kthyer në Apel çështjen për Rei Metën, djali i anëtares së KLP-së Nurihan Meta, që dhunoi për vdekje me grushte dhe sende të forta inxhinierin Armando Meshau, për borxhin e një apartamenti.

Më herët, Apeli e cilësoi të ligjshme vendimin “arrest në burg” e Metës, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” neni 85 i kodit penal.

“Prishjen e vendimit nr. 1513, datë 30.08.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me tjetër trup gjykues”– thuhet në vendim.

Por si ndodhi ngjarja?

Gjithçka nisi me një përplasje fizike mes Rei Metës dhe viktimës Armando Meshau, që më vonë përshkallëzoi deri në vdekjen e inxhininerit. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri”, në gusht të këtij viti.

Fillimisht midis të dyve ka pasur sharje dhe ofendime, dhe shumë shpejt situata degradoi në dhunë, e cila rezultoi fatale për 55-vjeçarin që mbeti i vdekur.

Rei Meta, asokohe punonjës në Drejtorinë e Doganave në Tiranë, u arrestua 4 orë pas ngjarjes në zonën e Lungomares. 33-vjeçari banues në Tiranë u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA