Bora në Theth bllokon rrugët! Automjetet duhet të lëvizin me zinxhirë dhe goma dimërore
22/12/2023 09:23
Qarku i Shkodër është zbardhur nga bora.
Në Qafë Thore në lartësi mbi 1200 metra reshjet e borës kanë qenë të shumta, ndërkohë borëpastrueset po mbajnë të hapur aksin Bogë-Theth.
Lëvizja drejt këtyre pikave turistike sugjerohet të bëhet vetëm me automjete me goma dimërore dhe zinxhirë.
Ndërkohë që këtë të premte pritet që moti në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë:
– Zonat malore 2/10°C
– Zonat e ulëta 8/16°C
– Zonat bregdetare 10/17°C.
Top Channel