Janë zbuluar dy raste të shitjes së ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë pa elemente sigurisë në Lezhë.
Në kuadër të operacionit “antidote” u vu në pranga pronari i një farmacie dhe një marketi , A. D., 34 vjeç, pasi kishte fshehur në ambientet e farmacisë dhe në raftet me produkte ushqimore, në magazinën e një marketi, 300 kuti me ilaçe me vlerë 10 mijë euro, një pjesë e të cilave nuk kishte elementin e autenticitetit në ambalazhe, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte pullën e Agjencisë Shtetërore të Barnave.
Gjithashtu është vënë nën hetim një 52-vjeçar S.I nga Durrësi, administratori i një kompanie farmaceutike, pasi në automjetin në pronësi të kësaj kompanie, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa elementin e autenticitetit në ambalazhe dhe pa fatura tatimore.
300 kuti me ilaçe dhe 200 artikuj janë sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel