Leonard Farruku u gjet i papërgjegjshëm në bordin e anijes së akomodimit në Portland Port. Azilkërkuesi shqiptar dyshohet se është varur në litar në bordin e Bibby Stockholm.

Në hetimin e kryer për ngjarjen e rëndë thuhet se shkak i vdekjes së të riut shqiptar ka qenë “ushtrimit i një force shtypëse në fyt:, që mendohet se “ka ardhur nga një litar i lidhur në bordin e anijes”.

Leonard Farruku u gjet i pa ndjenja në bordin e anijes së akomodimit në Portland Port në Dorset më 12 dhjetor, u tha seanca dëgjimore për hapjen e hetimit për vdekjen e tij.

Mjekja ligjor Rachael Griffin tha se nuk mendohet se ka pasur ndonjë rrethanë të dyshimtë rreth vdekjes së 27-vjeçarit.

“Në kohën e vdekjes së tij, zoti Farruku banonte në Bibby Stockholm në Portland Port në Dorset. Ai ishte një zotëri beqar dhe ishte i papunë në kohën e vdekjes së tij. Ai vdiq më 12 dhjetor 2023 në Bibby Stockholm. Policia dhe stafi mjekësor ishin thirrur për të raportuar për një mashkull që nuk reagonte. Zotëria u konfirmua i vdekur në vendngjarje.”

Hetimit iu tha se trupi i zotit Farruku u identifikua zyrtarisht nga kushëriri i tij Maranglen Farruku në morgun e Holly Tree Lodge në Bournemouth.

Ekzamini pas vdekjes u krye nga Dr. Russell Delaney, i cili dha si shkak vdekjeje si “forcën e ushtruar në qafë”.
Zonja Griffin tha: “Nuk ka asnjë provë për përfshirje të palëve të treta ose rrethana të dyshimta që lidhen me vdekjen.”
Mjeku ligjor tha se do të kërkonte deklarata për hetimin e plotë nga familja e zotit Farruku, Zyra e Brendshme, Autoriteti Portland Portland, ofruesit e sigurisë Isca, Landry dhe King që drejtojnë Bibby Stockholm si dhe Këshilli i Dorset.

Në seancën e shkurtër nuk ishte i pranishëm asnjë familjar.
Sekretari i Brendshëm James Cleverly tha më parë se vdekja e papritur e Farrukut do të hetohej “plotësisht”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA