Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se ditën e djeshme ka qenë në rrezik jeta e një polici në veri të Mitrovicës.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje për këtë rast, por sipas Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës një person ka tentuar të godasë me veturë një zyrtar policor.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se zyrtari policor ishte në kryerje të detyrës, dhe i dyshuari gjatë tentimit që të godasë zyrtarin policor ka goditur veturën e policisë.
Ministri Sveçla në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut derisa foli për sulmin në Banjskë tha se situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm.
“Atje institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme ekstremiste, sulmi i 24 shtatorit u menaxhua mjaft mirë edhe pse humbëm heroin Afrim Bunjakun. Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovë është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është se një sulm kemi pasur edhe dje ku është rrezikuar jeta e një polici. Megjithatë situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm”, tha Sveçla.
Top Channel