
26/02 10:54
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar shqiptarë nga sulmi i ndodhur sot në Pragë.
MEPJ thotë se thotë është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Igli Hasani thotë se Shqipëria solidairozhet me Çekinë në këtë moment të vështirë.
“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë.”-thuhet në reagim.
Top Channel