Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në platformën “X” për ngjarjen e rëndë në Pragë.
Pas sulmit me armë në Universitetin Charles, lideri shqiptar shkroi se Shqipëria e dënon sulmin, i cili i ka goditur të gjithë.
Ndër të tjera ai shtoi se është pranë miqve çekë në këto kohë të vështira.
“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama në “X”.
The horrible attack at Charles University in Prague has shocked us all. My condolences go to the families of the victims. Albania strongly condemns the deadly violence and stands by its Czech friends in this difficult time🙏🇦🇱
— Edi Rama (@ediramaal) December 21, 2023
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla shprehu gjithashtu ngushëllimet për ngjarjen tragjike në Pragë.
“E tronditur nga ngjarja tragjike në Pragë, u shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin familjeve të viktimave, popullit mik çek, Dhomës së Deputetëve, Presidentes Markéta Pekarová Adamová, dhe Senatit e Presidentit Miloš Vystrčil”, shkruan Nikolla.
Më herët reagoi edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila konfirmoi se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar shqiptarë nga sulmi i ndodhur sot në Pragë.
MEPJ thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Igli Hasani thotë se Shqipëria solidairozhet me Çekinë në këtë moment të vështirë.
Top Channel