Shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak të Bulqizës, i shiti Fiksit vërtetim të origjinës bullgare

21/12/2023 15:43

Këshilli Bashkiak merr vendim për shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak të Bulqizës Fitim Balla, i cili akuzohet për shpërdorim detyre si dhe për administratorin e njësisë Ostren, Luan Mjeshtri, vëllai i kryebashkiakes Festime Mjeshtri.

Gjatë debatit më Këshillin Bashkiak, anëtari i Këshillit të djathtë Shaqir Manjani ka propozuar që kryebashkiakja Festime Mjeshtri të japë dorëheqjen, pasi në këtë aferë korruptive është vëllai i saj, i cili ushtronte detyrën si administrator në njësinë administrative Ostren.

Ndërkohë policia e krimit ekonomik të Dibrës, të mbështetur nga policia e Bulqizës ka arritur në ambietet e bashkisë Bulqizë, ku po hetojnë rreth kësaj ngjarje.

Fiks Fare vërtetoi mbrëmjen e djeshme me zë e figurë se sa e lehtë është të blesh një vërtetim të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës, pa pasur rëndësi se çfarë origjine ke. Kundrejt 100 mijë lekëve Fiksi bleu dy të tilla të firmosura dhe vulosura nga administratori i Ostrenit, Luan Mjeshtri.

Si pasojë ranë në pranga 62-vjeçari Luan Mjeshtri, banues në Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren,  A. L., 33 vjeç, banues në Ostren, me detyrë specialist i Shërbimit Social, në njësinë administrative Ostren dhe 61-vjeçari Fitim Balla, banues në Trebisht, me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak, në bashkinë Bulqizë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA