Greqia do të dërgojë një fregatë në Detin e Kuq, ka njoftuar mëngjesin e së enjtes ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias.

Ai ka deklaruar se Greqia me këtë fregatë do ti shtohet Task Forcës Ndërkombëtare për Sigurinë në këtë rajon si pjesë e Operacionit Ndërkombëtar Detar “Prosperity Guardian”.

Ky zhvillim vjen pas trazirave me sulmeve të vazhdueshme të rebelëve Houthi ndaj anijeve që kalojnë aty dhe tashmë shumë kompani detare kanë njoftuar se po ndalojnë lundrimet.

“Komuniteti ndërkombëtar përballet me një sfidë maksimale të sigurisë në rajonin e Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit. Sulmet ndaj anijeve tregtare nga persona të armatosur, me raketa dhe dronë, përbëjnë një kërcënim të madh për jetët e njerëzve, sigurinë njerëzore, stabilitetin e ekonomisë globale dhe mirëqenien e qytetarëve. Greqia, vendi me flotën më të madhe detare ka një interes parësor në ruajtjen e lirisë së zonave detare dhe mbrojtjen e jetës së marinarëve”, ka deklaruar Dendias.

Sipas ministrit grek për çështjen është informuar edhe pala egjiptiane. Ende nuk ka informacion se kë fregatë do të dërgojë Greqia në rajon. Megjithatë, vlerësohet se anija luftarake greke do të arrijë në Detin e Kuq për t’iu bashkuar Task Forcës ndërkombëtare në ditët në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA