Fati i Berishës në dorën e SPAK, burime për TCH: Ja kur do ta dorëzojnë prokurorët e posaçëm vendimin në GJKKO

21/12/2023 15:07

Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha thanë se prokurorët e posaçëm sot nuk do të dorëzojnë asnjë vendim në Gjykatën e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ata kërkojnë kohë për shqyrtimin e çështjes dhe marrjen e një vendimi që ende nuk është zyrtar, nëse do të ketë kërkesë “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”.

“Burime të sigurta thonë se prokurorët nuk do të dorëzojnë asnjë vendim, pasi u duhen më shumë orë kohë. Ata vijojnë të jenë në zyrën e tyre, nëse do të kërkojnë arrest me burg apo arrest shtëpiak“, tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA