Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës në 2025-ën, Veliaj: Mundësi për të rrëfyer traditën shqiptare

20/12/2023 14:56

Pas titujve si Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe Qyteti Europian i Sportit, Tirana është shpallur edhe si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk e ka fshehur entuziazmin për titullin e ri që do të mbajë kryeqyteti i shqiptarëve.

“Hej grupi, jemi shumë të gëzuar në Bashkinë e Tiranës. Sapo kemi marrë lajmin që Tirana është fituese për titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” për 2025. Mbas Vitit të Rinisë dhe Vitit të Sportit, në vitin 2024 do të presim B40, që është shoqata më e madhe e bashkive në rajon, ku Tirana mban Presidencën, do të bëhemi gati për një super vit 2025, ku Tirana jo vetëm do të shkëlqejë, siç ka shkëlqyer gjithë këto kohë, por do të ketë aktivitetin kulturor më të pasur në Mesdhe. I gjithë Mesdheu do të jetë në Tiranë për kulturën që ofron Tirana, kryeqyteti ynë. Forca dhe gëzuar. Urime të gjithëve” shprehet Veliaj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA