Tërmeti në Gansu është më vdekjeprurësi që Kina ka parë që nga tërmeti shkatërrues i vitit 2010 në Yushu, provincën Qinghai, i cili mori pothuajse 2700 jetë.
Me 6.2, është gjithashtu i dyti më i madh në magnitudë. Sipas autoriteteve kineze, tërmeti në Yushu ishte me magnitudë 7.1 ballë, sipas BBC.
Mbi 120 persona kanë vdekur në Gansu dhe Qinghai deri më tani.
Kujtojmë se numri i të vdekurve deri tani është rritur në 126.
Numri i të plagosurve në Kinë mendohet të jetë mbi 500. Ekipet e kërkim shpëtimit janë në terren që prej orëve të natës, por operacioni i tyre është vështirësuar për shkak të temperaturave ekstreme që arrijnë deri në -15 gradë.
Qindra shtëpi në Gansu dhe Qinghai janë shembur dhe zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat. Më shumë se 1600 zjarrfikës ndodhen në terren.
Tërmeti ka ndërprerë gjithashtu furnizimin me ujë dhe energji elektrike, si dhe sinjalet celulare në disa zona, duke komplikuar përpjekjet e shpëtimit.
Top Channel