
Një 38-vjeçar është arrestuar dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim për vepra të ndryshme penale në Shkodër.
38-vjeçari A.B nga Hani i Hotit është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ndërsa nën hetim është vënë një 44-vjeçar nga Shkodra, pasi në dyqanin që administronte u gjetën aksesorë të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, pa faturat përkatëse.
Një 70-vjeçar po ashtu nga Shkodra po ndiqet penalisht pasi ka kërcënuar një shtetase 67-vjeçare. Gjithashtu një 30-vjeçar nga fshati Grizhë është nën hetim pasi dyshohet se i ka mbajtur automjetin një personi tjetër me pretendimin se ky i fundit i kishte para borxh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel