Fshati Xhyherinë në Vlorë njihet për rritjen e gjelave të detit.
Për fermerët është një punë sa e vështirë po aq edhe e bukur. Shkëlqim Dema, rritës i gjelave të detit tregon se prej tre vitesh punojnë me rritjen e gjelave dhe pulave të detit dhe ju duhet çdo ditë në natyrë për t’u kujdesur, ndërsa ushqimi bio i natyrës, është rritje me cilësi, sipas tyre. Ai thotë se kujdeset çdo ditë për rreth 800 pula dhe gjela deti.
“Prej kohësh rritim gjelat në këtë zonë. Rritja e gjelit ka vështirësitë e veta që nga ushqimi, ilaçet etj. Kilogrami për një gjel deti ka shkuar 11 mijë lekë të vjetra ndërsa pula 13 mijë. Ka nisur kërkesat për blerje gjelash edhe jashtë qytetit të Vlorës”, u shpreh Teki Shkurti, rritës i gjelave të detit.
Në tregun e qytetit të Vlorës ka dhe njerëz që nxitojnë të blejnë gjelin e detit dhe kryesisht janë pensionistë. Një prej tyre e bleu kg e gjelit me një mijë lekë kilogrami dhe këtë çmim e konsideron të shtrenjtë për një pensionist.
Fluksi i blerjeve të fundvit ende nuk ka nisur dhe fermerët presin që çmimi gjelave dhe pulave të detit të pësojë rritje.
Top Channel