
Aksesi i gjerë i fëmijëve në internet dhe pajisje teknologjike ka sjellë një lloj ‘pandemie’ të re e cila i kanos atyre rreziqe nga më të ndryshmet.
Në puntatën e kësaj të mërkure, “Inside Story” do të sjellë një dokumentar që thellohet në këtë fenomen me pasojat e rënda të tij.
Nga sfidat e rrezikshme online që kanë shkaktuar vetëvrasje, tek trafiqet, pedofilia apo abuzime të natyrave nga më të ndryshmet.
Në këtë puntatë, Inside Story do të sjellë detaje nga dosjet e vetëvrasjes së dy fëmijëve që dyshohet se u shtynë nga lojërat online.
Si duhet ti mbrojmë fëmijët për t’i paraprirë një rreziku të tillë nga ekspozimi çdo ditë në rrjet? A kanë dështuar institucionet dhe shoqëria në kujdesin për brezin e së ardhmes?
Top Channel