Dy vëllezër me precedentë të theksuar kriminal janë arrestuar nga blutë e Fierit, pasi tentuan të grabisnin një biznes.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se gjatë patrullimeve rutinë të Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrëmjen e djeshme janë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin me thyerje, në një biznes në lagjen “Apollonia”.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, janë arrestuar dhe vënë në pranga A. M., 28 vjeç dhe B. M., 25 vjeç, të dy banues në Fier, si dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një levë dhe kaçavidë që ata po përdornin për të thyer derën e biznesit.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel