Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot në njëtakim se retorika politike apo mediatike nuk ka ndikim mbi të apo prokurorët e posaçëm, lidhur me akuzat ndaj tij.
Ai evidentoi dhe theksoi faktin se çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar u duhet një kohë e gjatë për t’u hetuar.
Sipas tij duhen hedhur sytë edhe nga prokuroria e juridiksionit të zakonshëm, që kanë impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët.
Altin Dumani: SPAK është përpjekur të ndërtojë marrëdhënie të mira me shoqërinë civile dhe vazhdojmë të jemi bashkëpunues. Lidhur me gjetjet shumica e çështjeve që hetohen kërkojnë kohë të hetohen dhe gjykohen. Çështjet e korrupsionit kërkojnë kohë, me teknikat speciale të hetimit. Dhe kur përdor teknikat speciale kërkon kohë, ashtu sikundër hetimi i krimit të organizuar. Nuk mund të krahasosh hetimin e prokurorisë së juridiksionit të zakonshëm të cilët procedojnë edhe me gjykim të drejtpërdrejtë.
Fatmir Xhafaj: Reforma sot ka nevojë për bilanc dhe analizë, kritika konstruktive për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie. Duhet t’u jemi mirënjohës magjistratëve të GJKKO dhe SPAK, për atë çka janë duke bërë. Po na dëshmojnë se janë qytetarë të mirë që në një mjedis kaq toksik politik e social po bëjnë atë që nuk ishte bërë në 30 vite, përballje me pandëshkueshmërinë. Këto institucione kanë prishur komoditetin dhe qetësinë e disave. Linçimi që po i behet disa prokurorëve e gjyqtarëve nga politika dhe një pjesë e medias është e paparanueshme. Sondazhet e fundit po tregojnë që njerëzit kanë besim tek SPAK. Pavarësia mbetet thembra e Akilit dhe forcës. Kushtetuta e garanton, por mbetet në integritetin e magjistratëve për zbatimin e saj. Statusi special për ta, duhet të shoqërohet me një përgjegjshmëri të lartë për llogaridhënien. Roli kontrollues i Apelit dhe gjykatës së lartë mbetet përcaktues për politika të shëndeteshme penale, por edhe për unfifikimin e praktikave të zbatimit të ligjit. Pikë e dobët roli i anëtarëve jomagjistratë të KLP e KLGJ.
Dua të orientoj dy gjëra e para retorikën politike apo mediatike. Jam imun dhe nuk kanë fare ndikim, as mua as prokurorët. Nuk na shqetëson. Të fundit që sollën ishin 12 hetuesit financiarë. Ju duhet të hidhni sytë edhe nga prokuroritë e zakonshme se ata hetojnë korrupsionin e vogël dhe qytetari është drejtpërdrejt i prekur aty.
Në lidhje me masën që do të dërgohet në Gjykatën e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha, Kraja tha: Do duhet prokurorët të vendosin se çfarë mase do të kërkojnë në Gjykatën e Posaçme.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza drejt SPAK, pas kërkesës në Kuvend për dhënie e autorizimit për arrest shtëpie ose arrest me burg.
Top Channel