Kërkuan pezullimin e masës ndaj Berishës, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të opozitës

20/12/2023 16:05

Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë plenare kërkesën e 30 deputetëve, të cilët kishin kërkuar shpalljen si antikushtetues të masës detyrim paraqitje vendosur më 20 tetor ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe rikonfirmuar edhe në 26 tetor.

Gjykata kushtetuese njoftoi se kërkesa e deputetëve demokratë nuk plotëson kriteret ligjore për tu shqyrtuar, ndërsa ata kishin ngritur edhe pretendime të tjera për interpretim kushtetues të nenit “ deputeti nuk arrestohet pa autorizim të kuvendit” si dhe këmbëngulën zgjidhje të konfliktit të kompetencave mes kuvendit– SPAK dhe Gjykatës së posaçme.

Gjykata kushtetuese argumenton se grupi i deputetëve, pra kërkuesi në  këtë rast nuk legjitimohet t’i drejtohet gjykatës pasi nuk i është marrë dhe as prekur ndonjë kompetencë.

Kushtetuta pohoi gjykata kushtetuese, i ka përcaktuar rastet kur grupet e deputetëve u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim, një e pesta e deputetëve dhe kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme që nuk mund të barazohen me njëri tjetrin.

Thënë ndryshe, i vetmi që mund të pretendonte shkelje të kushtetutës për masat e sigurisë, apo të kërkonte interpretim të saj, është ish-kryeministri Sali Berisha. Por edhe ai mund ti drejtohet kushtetueses vetëm pasi të shterojë të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA