Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi hidhte mbetje inertesh në lumin Erzen.
Në vijim të kontrollit të territorit se një person hidhte mbetje inerte, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i Ylli Bardhit për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.
Ai u kap në flagrancë duke hedhur në shtratin e lumit Erzen, në fshatin Stërmas, mbetje inerte që i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vlen të theksohet se vetëm gjatë këtë vit janë evidentuar 490 krime me 570 autorë nga të cilët 63 janë arrestuar në flagrancë dhe të tjerët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Top Channel