Janë gjendur disa mbetje kockore njerëzore në një gropë të improvizuar për djegien e qymyrit në fshatin Vilzë të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake mbetjet kockore i përkasin një 67-vjeçari Q.L, ku dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë. Mendohet se ai është rrëzuar në gropë mbrëmjen e djeshme, gjatë djegies së qymyrit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA