Fier/ Kishte përshtatur lokalin me pajisje për lojëra fati, arrestohet 30-vjeçari

20/12/2023 13:49

Një 30-vjeçar është arrestuar në Fier në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Me iniciale S. B., ai kishte përshtatur lokalin, me një sërë pajisjesh që shërbenin për lojëra fati. Lokali ndodhet në lagjen “15 tetori”. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 7 njesi kompjuterike, lexues dhe printer për biletat e lojërave dhe 41 bileta, që i shërbenin lojës së fatit “Gara me qen”.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier zbuluan një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari të kundëligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

30-vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA