Ndaj SPAK po shtohen njëherazi duartrokitjet dhe kritikat e politikës, por për të gjithë këtë retorikë Altin Dumani këmbëngul se është imun.

Si kryeprokuror që drejton një grup prokurorësh antikorrupsion, Dumani tha se me të njëjtat antitrupa janë edhe vartësit e tij, jo vetëm ndaj politikës por edhe presionit mediatik. Ky përshkrim i kryeprokurorit jepet atëherë kur SPAK ka kërkuar autorizim për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Çfarë do kërkoi arrest me burg apo arrest shtëpie?

Ju takon prokurorëve”- tha Dumani.

Dumani ishte i pranishëm së bashku me kryegjyqtaren antikorrupsion Irena Gjoka që është gjyqtarja e dosjes Partizani, në prezantimin e raportit mbi këto institucione, përpiluar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

Për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, deputeti Fatmir Xhafaj me konsideratën e një mjedisi toksik politik dhe social, tha se SPAK dhe GjKKO po bëjnë atë që nuk ndodhi në 30 vjet ndaj të pandëshkueshmëve. Disave ju është prishur qetësia dhe komiditeti tha Fatmir Xhafaj por edhe për Xhafën thembra e Akilit të drejtësisë, mbetet pavarësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA