Vrasja në burgun e Peqinit/ Prokuroria merr edhe dosjen e anëtarit të bandës që vrau 4 policë

19/12/2023 14:48

Top Channel publikon detaje të reja nga dosja e siguruar nga gazetarja Anilla Hoxha për vrasjen brenda burgut të Arben Lleshit nga Sokol Mjaçaj

Prokuroria e Elbasanit ka marrë me procesverbal kqyrje marrje:
1. Dosja penale e të dënuarit Arben Lleshi
2. Dosja penale te të dënuarit Indrit Shaqja,
3. Dosja penale e të dënuarit Sokol Mjacaj,
4. Dosja penale e të dënuarit Fran Marashi,
5. Libri planizimit të godinës A, kati I, holli Nr. 1
6. Libri i planizimit të shërbimit në regjimit të brendshëm godina A,
7. Planizimi shërbimit të regjimit të brendshëm,
8. Libri planizimit të shërbimit kati II, godina B,
9. Libri planizimit të observimit të takimeve të godinës B dhe ajërimit B, spital dhe guzhi
10. Libri planizimit të shërbimit (seksioni paraburgimit),
11. Libri i planizimit të shërbimit në regjimin e posacëm,
12. Libri i hyrje daljeve të personelit në kollonë,
13. Libri i hyrje daljeve të personelit në kollonë,
14. Libri i takimit të dënuarve dhe paraburgosurve,
15. Libri planizimit të shërbimit në regjimin e jashtëm.
16. Propozim për lëvizje dhome, Nr. 4945 Prot., datë 29.05.2023,

Mes tyre është edhe dosja kriminale e Fran Marashit.

23 vite pasi drejtësia foli me vendim të formës së prerë mbi masakrën e Urës Vajgurore në të cilën u vranë katër efektivë policie dhe u plagosën dy të tjerë, Gjykata e Lartë ktheu në gjykatë dosjen e 1997-ës.

Por nga nëntë të dënuar të përjetshëm vetëm Fran Marashi do të rigjykohet pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar.

Si një nga anëtarët e bandës së 1997-ës, Fran Marashi i dënuar i përjetshëm që e ka marrë këtë verdikt në mungesë, do të përballet me gjyqtarët e posaçëm për akuzat e vrasjes së punonjësve të policisë rrëmbim personi dhe krime nga banda e armatosur.

Fran Marashi iu dorëzua Shqipërisë nga drejtësia italiane në vitin 2006 dhe gjatë kësaj kohe ka kërkuar për vite me radhë rigjykim, ndërkohë që u kthye në protagonist në të një arratisjeje të dështuar pak kohë më parë.

Burimet e Anila Hoxhës konfirmojnë se po hetohet dhe për mënyrën si lëvizen të burgosurit nga njëri regjim në tjetrin, si janë organizuar shërimet për të burgosurit që mund të kenë pasur probleme shëndetësore dhe cilët janë familjarët që kanë kryer takime dhe kanë futur ushqime dy muaj e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA