Vazhdon puna në kantierin e Pediatrisë në Tiranë, Rama: Ofron kushte më të mira për pacientët e vegjël

19/12/2023 11:33

Vazhdon faza e dytë e punimeve në kantierin e Pediatrisë Tiranë

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo pediatri do ofrojë së shpejti kushte më të mira dhe shërbim shëndetësor më të mirë për të gjithë pacientët e vegjël.

“Vazhdon puna në kantierin e Pediatrisë Tiranë për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira dhe shërbim shëndetësor shumë më të mirë për të gjithë pacientët e vegjël. Ne vazhdojmë të punojmë pa ndërprerje për modernizimin e infrastrukturës spitalore në godinat e tjera të QSUT-së, në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbim cilësor mjekësor, me kushte optimale dhe standarde bashkëkohore”, shkruan Rama.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel