Një klub nate në Londrën qendrore është gjobitur për përdorimin aksidental të sodës kaustike me tekila në vend të kripës, ka thënë këshilli i Westminster.
Katër grave iu desh të shkonin në spital pasi kishin gëlltitur substancën, e përdorur kryesisht për pastrim, në klubin e natës “Tiger Tiger” më 7 dhjetor 2021. Ato kishin vuajtur nga djegia në gojë dhe të vjella. Në një seancë dëgjimore në gjykatë, u tregua me detaje se si katër gratë shkuan në lokalin e natës për të pirë disa teke alkool dhe në momentin që barmeni kuptoi se kishte mbetur pa kripë, një pjesë kyçe e pirjes së tekilës, i vendosi atë së bashku me një fetë lajmi (lime).
Sipas shpjegimit të Këshillit Bashkiak të Westminster-it, rasti nuk duket të ketë qenë i qëllimshëm pasi barmeni përzierjen e mori në një zonë magazinimi të pandriçuar pas lokalit, dhe gabimisht në vend të asaj që mendonte se ishte kripë mori një filxhan plastik me hidroksidi natriumi (sodë kaustike).
Gjykatës iu tha se gratë më pas lëpinë substancën nga pjesa e prapme e duarve të tyre dhe e pinin të shotsa. Konsumimi i hidroksidit të natriumit i bëri gratë për të vjellë dhe ishte ky pikërisht momenti që barmeni e kuptoi se diçka nuk shkonte. Për ta konfirmuar ai shijoi pluhurin e bardhë dhe rezultatet ishin pikërisht ajo çka dyshonte.
Këshilli tha se ai e dinte se nuk ishte kripë deri atëherë, pasi goja dhe gjuha i digjeshin, për shkak të kimikatit që përmban nivele të larta alkaline. Ashtu si gërryes të tjerë, soda kaustike mund të digjet lehtësisht përmes lëkurës dhe të shkaktojë verbëri nëse bie në kontakt me sytë. Në disa raste mund të digjet përmes xhamit.
A3D2, e cila zotëron klubin në Haymarket të West End, u deklarua fajtor për katër shkelje të shëndetit dhe sigurisë duke “dështuar për t’u siguruar që (klientët) nuk ishin të ekspozuar ndaj rrezikut të substancave kimike” dhe u gjobit me 120,000 £ .
Këshilltari Aicha Less tha se: “Detajet tronditëse të këtij rasti tregojnë mungesë vëmendjeje ndaj procesit të duhur për trajtimin e kimikateve toksike të pastrimit.”
“Ky incident tregon se shpërfillja e masave bazë të sigurisë mund të ketë pasojat më të rënda. Shpresojmë që gjoba e konsiderueshme e dhënë në gjykatë të veprojë për të gjitha bizneset si një paralajmërim, duke mos lejuar që kjo të ndodhë më. Ekipi i Shëndetit dhe Sigurisë i Këshillit të Qytetit të Westminsterit do të vazhdojë të punojë me të gjitha bizneset në qytet për t’u siguruar që nivelet më të larta të shëndetit dhe sigurisë të ruhen vazhdimisht dhe stafi të edukohet në praktikë të sigurt”- tha Aicha Less.
Top Channel